Një 37-vjeçar që akuzohet se ka kryer disa vjedhje në Durrës, Krujë dhe Lezhë është vënë në pranga. Policia e Durrësit bën me dije se është arrestuar Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, i cili akuzohet se është autori i disa vjedhjeve.

Autoritetet sqarojnë se 37-vjeçari “më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.”

Po ashtu kundër tij rëndon dhe akuza e vjedhjes së një arme gjahu, ka vjedhur 2 banesa dhe ka tentuar të vjedhë dhe dy banesa të tjera në Lezhë.

Tashmë 37-vjeçari është arrestuar dhe policia nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij ka  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur./tvklan.al