Policia në ka evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh”, Njësia Administrative Shëngjergj.

Janë arrestuar në flagrancë personat me iniciale E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu” dhe “Kollagjesh”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al