Vihet në pranga inspektori i IKMT-së: Mori ryshfet mijëra Euro



Vihet në pranga inspektori i IKMT-së: Mori ryshfet mijëra Euro

11:36 13/05/2020

Një inspektor i IKMT-së është vënë në pranga pasi mori ryshfet për të mos prishur një ndërtim pa leje në Sarandë. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Tirana.

Sipas uniformave blu ai dyshohet se ka marrë 5000 Euro dhe 350 000 lekë nga 42-vjeçari V.V., për të mos i prishur një objekt në Ksamil që rezultonte të ishte pa leje.

Në pranga ka rënë edhe pronari i ndërtesës.

“Konkretisht, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente”.

Paratë janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Gjithashtu inspektorit i janë sekuestruar edhe një sasi e vogël kanabisi si dhe 3 aparate celulare./tvklan.al



Të ngjashme