U rikonstruktua pas tërmetit të 26 Nëntorit

Tre vjet nga tërmeti i 26 Nëntorit, hidrovori i Shllinzës në Kurbin u vu në punë me kapacitet të plotë, duke mos lejuar përmbytjen e zonës. Punimet për rikonstruksionin e tij i pa nga afër ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

“Jemi tashmë në një objekt të rikonstruktuar së bashku më drejtorinë e Ujitje-Kullimit dhe punëtorët këtu, të cilët kujdesen që tokat të mos përmbyten e të kullojnë në kohën që ka mbingarkesë reshjesh”.

Më shumë se gjysma e elektropompave dolën jashtë funksionit pas tërmetit të vitit 2019.

Shllinza është hidrovori kryesor për kullimin e fushës së Kurbinit, e dominuar nga kultivimi i bimëve të arave.  

Ky hidrovor ka 8 elektropompa me kapacitet largimi të ujit rreth 30 m3/sekond. Ai bën kullimin e 5200 HA tokë bujqësore në fshatrat Gurrëz, Fushë-Kuqe, Adriatik, Gorre, Shullaz, Gjorm.

Tv Klan