Dyshohet i qëllimshëm, identifikohen 2 autorët

Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar pasditen e të martës në qytetin e Laçit.

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët teksa rrezikohen banesa dhe biznese.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan një helikopter dhe zjarrfikësit e të gjitha bashkive përreth Laçit.

Pas disa orësh përpjekje vatra e zjarrit u vu nën kontroll.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht nga dy persona të cilët u identifikuan dhe u arrestuan.

Tv Klan