Mbi 1 milion sasia e dozave të siguruara nga Shqipëria

Pas 50 mijë dozave të vaksinës Coronavac që mbërritën mbrëmjen e së shtunës, një tjetër sasi me 50 mijë doza ka mbërritur këtë të diel duke e çuar në 100 mijë totalin vaksinave  Coronavac që ka marrë vendi ynë.

Që prej Janarit të këtij viti deri tani vendi ynë ka marrë 1,067,950 vaksina antiCovid në total.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se do të vijohet me uljen e fashës moshore për vaksinim, me qëllimin që vaksinimi i popullatës të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

Aktualisht po vaksinohet personat mbi 50 vjeç, të sëmuret kronikë dhe disa prej sektorëve të shërbimeve publike.

Që prej 16 Janarit kur edhe ka nisur procesi i vaksinimit deri tani janë kryer mbi 876 mije vaksinime, nga të cilat rreth  363 mije qytetarë i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës.

Tv Klan