Mbërrijnë edhe 31 590 doza të Pfizer


Mbërrijnë edhe 31 590 doza të Pfizer

21:42 06/09/2021

Rama apelon që qytetarët të marrin dozat

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme mbërritjen e një tjetër sasie dozash të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

Rama thotë se bëhet fjalë për 31 mijë e 590 doza. Sipas kryeministrit tashmë në vend kanë mbërritur mbi 1.9 milionë doza vaksinash.

Ai apelon që të gjithë qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin dhe për të shpëtuar jetë.

Tv Klan






Të ngjashme