Shumë zona në Lezhë vijojnë të jenë të përmbytura edhe pse reshjet e shiut kanë përfunduar. Pranë banorëve të Lezhës ka qenë sot ish-deputeta e PD, Lindita Metaliaj, e cila dëgjoi shqetësimet e tyre.

Metaliaj tha se kjo është një zonë ku nuk ka shkuar askush për të parë situatën dhe për të vlerësuar dëmet.

Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë”, u shpreh një banor, i cili ka humbur gjithë pularinë dhe të mbjellat për shkak të bllokimit të kanaleve.

Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”- tha një banor tjetër.

Ish-deputetja tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri për që punon për njerëzit.

Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”, tha ajo./tvklan.al