Praktika mësimore dhe punësim brenda dhe jashtë vendit për studentët e Infermierisë, Fizioterapisë dhe Teknik Laboratori.
Kjo, falë disa marrëveshjeve që Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë ka përfunduar për vitin e ardhshëm akademik. Koordinatori i këtij fakulteti, Gent Stroni ka pohuar se diplomat e këtij fakulteti njihen në gjithë Europën.
Gent Stroni, Koordinatori i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Mesdhetar: Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë këtë vit vjen me një risi në fakultetin e Shkencave Mjekësore. Studentët mund të ndjekin praktikat e tyre laboratorike në laboratorët modern brenda institucionit, por edhe jashtë në spitalet brenda apo jashtë vendit tonë.
Fluksi i regjistrimeve ka qenë i lartë në raundin e parë dhe koordinatori i fakultetit ftoi maturantët të aplikojnë online dhe ta zgjedhin sërish universitetin Mesdhetar në raundin e dytë.
Gent Stroni, Koordinatori i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Mesdhetar: Ftojmë maturantët të zgjedhin Universitetin Mesdhetar të Tiranës si një zgjedhje e parë në degët Infermieri, Teknik Laboratori dhe Fizioterapi dhe është ky universiteti që edukon profesionistët e së ardhmes.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron 50 programe studimi në 4 fakultetet e tij.
Klan News