Vijojnë hetimet për aksidentin me 2 viktima. 31-vjeçarja, vetëm 1 muaj me patentë




Vijojnë hetimet për aksidentin me 2 viktima. 31-vjeçarja, vetëm 1 muaj me patentë

15:54 28/06/2022

31-vjeçarja Klaudia Xhaferaj e cila tragjikisht humbi jetën së bashku me djalin e saj 6-vjeçar një ditë më parë pasi makina me të cilën lëvizte ra në lumin Osum kishte vetëm 1 muaj që kishte marrë patentën. Tv Klan ka siguruar dokumentet ku shihet se e reja nga Berati ishte pajisur me leje drejtimi të kategorisë B vetëm më 12 maj të këtij viti.

Policia nuk ka mundur ende të përcaktojë shkaqet që e çuan atë të devijojë makinën, duke e nxjerrë nga rruga.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se e tërheqja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit mund të ketë sjellë dhe humbjen e kontrollit të mjetit. Nënë e bir po lëviznin në rrugën ‘Antipatrea’ në segmentin nga Ura e Gorricës në drejtim të Urës së Re, ku pas një parakalimi makina e tyre bën një devijim në të djathtë duke përfunduar në lumë.

Fillimisht automjeti tip Benz është përplasur me bandierat metalike të rrugës, por as ato nuk e kanë shmangur tragjedinë.

Të shumtë qenë qytetarët që tentuan të japin ndihmën e parë, por pavarësisht tentativave të shumta 31-vjeçarja, Klaudia Xhaferaj dhe djali saj i mitur nuk mundën t’ia dilnin.

Tv Klan










Të ngjashme