Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”,

thotë një qytetar

. “Po i ndalin dhe i kontrollojnë”,

shprehet një tjetër

.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimin vetëm me një kontroll. Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo kosovare. Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

Tv Klan