Sizmologët: Intensiteti po ulet

Lëkundjet e tërmetit po vijojnë. Epiqendra e tyre është Durrësi, por lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë. Madje njëra prej këtyre goditjeve ndodhi në momentin kur ndodheshim në Institutin e Gjeoshkencave, në orën 12:42 të së dielës.

Në orët e fundit ka patur edhe nga ato që e kalojnë magnitudën 4 ballë të shkallës Rihter. Sipas sizmologut Ismail Hoxha të Institutit të Gjeoshkencave intensiteti i lëkundjeve po zbehet.

“Dy kryesoret janë 4.2 dhe 4.5. Është natyrshme që aktiviteti sizmik do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe njerëzit duhet të jenë të përgatitur, por rëndësishme është që po vijnë duke u zbutur”.

Tërmeti i fortë i 26 Nëntorit u pasua nga qindra lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.

Tv Klan