Rama: Tani radhën e ka qeveria të marrë masa

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, naftëtarët e Ballshit pranuan ofertën e qeverisë për të përfituar një pagë të ndërmjetme deri në zgjidhjen e çështjes së tyre. Naftëtarët theksojnë se ishin të detyruar të pranonin këtë ofertë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Duke parë anën e dobët ekonomike, që prej 11 muajsh ne jemi pa marrë asnjë lloj ndihme financiare punëtorët të detyruar nga kushtet ekonomike kanë pranuar që të jepet kjo pagë”.

Ne jemi pa ujë pa bukë pa drita, ne do e pranojmë. I thonë një llaf që kur s’ke pulën do hash sorrën”.

Teksa do të mbeten në pritje të një investitori të ri për rafinerinë, Dautaj thotë se për pagat e tyre të prapambetura do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore në Strasburg.

Mbi problemet tona për pagat e prapambetura, që ishin të panegociueshme do vazhdojë rruga gjyqësore, duke mos arrit një zgjidhje dje me qeverinë ne do të kalojmë në Strasburg”.

Vendimin e naftëtarëve e mirëpriti edhe kryeministri Rama.

Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”

Naftëtarët thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri.

Tv Klan