Vijojnë protestat e dhunshme

Vijojnë protestat e dhunshme

20:14 31/08/2019

Qytetarët përleshen me policinë

Ndonëse u ndaluan manifestimet, mijëra qytetarë kanë zbritur në rrugët e Hong Kong për të protestuar në mbrojtje të demokracisë.

Policia përdori gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë turmën. Përleshjet mes protestuesve dhe policisë degjeneruan pas thirrjeve të qytetarëve për lirimin disa aktivistëve të arrestuar të premten.

Kryeministrja e Hong Kongut, Kerri Lam paralajmëroi manifestuesit se do të ketë ashpërsim të masave nëse vijojnë trazirat.

Prej muajsh rajoni autonom është mbërthyer nga protestat dhe kriza që prodhoi një projektligj, sipas të cilit i jepej të drejtë Kinës të ekstradonte të burgosurit për llogari të drejtësisë në Pekin.

Qytetarët thonë në këtë mënyrë Hong Kongu humbet autonominë dhe Kina mund ta përdorë ligjin e ri për të kryer arrestime politike.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori