Rasti i abuzimit seksual me një minorene nga Drenasi ka shkaktuar edhe reagime politike në Kosovë. Kuvendi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme për këtë rast.

Në sallë nuk ishin as gjysma e deputetëve, por ata të pranishmit kërkuan hetim të plotë dhe dënim maksimal për abuzuesit.  Kryeministri Haradinaj kërkoi nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Ndërsa banorët e Drenasit zhvilluan një tjetër protestë me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”.

Tv Klan