Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, reagoi pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë parë se do të dërgojë një notë proteste Serbisë për shkak të deklaratave të tij. Vulin nuk tërhiqet nga akuzat e tij ndaj Ramës, ndërkohë që i bën thirrje që të kërkojë falje sepse ka mbështetur luftëtarët e UÇK-së.

“Rama të kërkojë falje për Shtëpinë e Verdhë dhe për mbështetjen e tij ndaj vrasësve të UÇK-së”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar më tej se, “Rama kërkoi ndihmën e Ministrisë së Jashtme kur ngeli pa argumente. Asgjë e re, pasi ishte e njëjta histori me agresionin e NATO-s, ku dikush qan për ndihmë kundër serbëve”.

Ministri serb thotë se Rama po punon për “Shqipërinë e Madhe” dhe do ta luftojë këtë gjë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e quajti ministrin serb si “fatkeqësi natyrore” dhe u shpreh se është në pritje të ndjesës së Presidentit Aleksandër Vuçiç. /tvklan.al