Në të njëjtën orë, në 16:00, në dy institucione të kulturës u zhvilluan dy takime që në qendër të diskutimeve kishin dy problematiket e ngritura nga aktorët dhe regjisorët e skenës dhe ekranit.

Në Teatrin Kombëtar, në një sallë të mbushur me artistë, anëtarë dhe jo të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit prisnin Ministren e Kulturës e ftuar në takim për të diskutuar për të ardhmen e Teatrit Kombëtar.

Paralelisht në Ministrinë e Kulturës, Mirela Kumbaro dha sqarimin e saj me një grup aktorësh dhe regjisorësh për projektligjin e ri për artin dhe kulturën.

Bashkë me Laert Vasilin që dha dorëheqjen nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit pasi kandidon për drejtor të Teatrit Kombëtar, nuk i përkasin mbi 80 firmëtarëve që kërkojnë që trupa të vazhdojë të qëndrojë në Teatrin Kombëtar deri sa të nisë ndërtimi i godinës së re dhe projekti të bëhet publik.

Këto dy kërkesa, Ema Andrea dhe Kastriot Çipi pasi morën votëbesimin e artistëve në sallë për të qenë ata përfaqësuesit e tyre, ia dorëzuan personalisht Ministres së Kulturës, me kushtin që vendi i vetëm për të diskutuar është Teatri Kombëtar.

Ministrja Kumbaro premtoi se do ta shqyrtojë kërkesën e tyre dhe më pas do të marrë një vendim për një takim të mundshëm ose jo me ta në Teatrin Kombëtar.

Tv Klan