Kryeministri Edi Rama dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha kanë vijuar me replikat në rrjetet sociale. Rama i bëri thirrje Bashës që të kursejë avazin politik pasi është koha për t’i shërbyer popullit.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor”, shkruante Rama.

Ndërkohë Lulzim Basha i bëri thirrje Ramës që të marrë masa për koronavirusin.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. Edi Rama ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. Merr Masa”, shkruante Basha.