Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemoratin Lulzim Basha në lidhje me dosjen në Shtëpinë e Verdhë. Kreu i qeverisë i thotë Bashës që të mos fshihet pas pandemisë, por të përgjigjet për faktin që ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë.

Ai i bën gjithashtu thirrje që të tregojë mendimin e tij për votën e PD-së dhe LSI-së pro raportit të Dick Marty-t.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty”, tha Rama./tvklan.al