Bashkia: Vonesat, për shkak të ekspertëve dhe motit

Puna për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, i nisur nga Nëntori i vitit 2019, vijon me riparimet objektet me nivel dëmi të lehtë dhe të mesëm. Në ato me dëme më të mëdha nuk ka nisur, pasi bashkia është në pritje të ekspertizës përfundimtare.

“Kemi dhënë grant për 10 mijë familje. Në këtë program kemi 615 pallate të përfshirë. Rreth 300 kanë përfunduar tërësisht ndërsa pjesa tjetër po punon me ambiente të brendshme dhe muratura të jashtme. Ka pasur raste ku pas zbulimit të objektit, pas zhveshjes së muraturës kemi pasur edhe probleme me strukturën”.

Sipas kryebashkiakes Sako punimet janë penguar edhe nga moti i keq.

“Kushtet atmosferike ndikojnë në procesin e punës, pasi kemi të bëjmë me punime të jashtme dhe fasada. Dhe reshjet na kanë bërë që të bëjmë një shtyrje të afateve”.

Për qytetarët që kërkojnë që procesi të mbyllet sa më shpejt Bashkia thotë se më e rëndësishme është siguria e ndërtimeve të reja.

Tv Klan