Vijojnë shifrat shqetësuese me Covid-19 në RMV



Vijojnë shifrat shqetësuese me Covid-19 në RMV

19:59 06/06/2020

Ikja nga karantina shqetëson banorët e Strugës

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon trendi i shifrave shqetësuese të të prekurve nga COVID-19. Sot regjistrohen 125 raste të reja dhe dy viktima. Vatrat kryesore të rasteve të reja vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi.

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë nën masa restriktive e me orë policore. Disa komuna të vendit janë në karantinë 80-orëshe.

Shumë qytetarë nga rajonet që janë në karantinë ia kanë mësyr qendrave turistike sikurse në Ohër e Strugë, gjë që ka ngritur shqetësime tek banorët e atjeshëm për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Por, kreu i Komunës së Strugës, nuk e sheh të rrezikshme ardhjen e vizitorëve nga zonat e rrezikuara.

Drejtuesit e Ndërmarrjes së Rrugëve të Maqedonisë së Veriut të enjten pasdite, para hyrjes në fuqi të karantinimit, kishin shënuar shifra rekorde të automjeteve që ishin drejtuar për në Ohër dhe Strugë. Sipas informacioneve, rreth 20 mijë automjete kanë braktisur Shkupin para fundjavës.

Tv Klan



Të ngjashme