Gruaja: Ai ka rënë viktimë e një mashtrimi

Ish-futbollisti anglez Wayne Rooney vazhdon të jetë në qendër të mediave britanike.

Ai është filmuar duke ecur përkrah dy bjondeve, modeles Tayler Ryan dhe një shoqe e saj.

Një fans i futbollistit i ka filmuar teksa ata janë duke ecur disa momente përpara se të shkonin në dhomën e hotelit, në orën 5:15 të mëngjesit të ditës së dielë.

Tayler, e cila kishte 13 mijë ndjekës në Instagram, postoi një foto të saj me Rooney në divan.

Pas publikimit të fotove Rooney ka bërë denoncim në polici dhe sot është marrë në pyetje nga oficerët për më shumë se një orë. Ai është ankuar se fotot poshtëruese janë bërë pa dijeninë e tij.

Tre vajzat u zhveshën dhe sfiluan para babait të 4 djemve në dhomën e hotelit në Manchester.

Fotot e shkrepura në hotelin e rëndomtë, ku një natë kushton vetëm 60 Paund, u bën menjëherë virale në internet.

Gruaja e tij Coleen, 35 vjeçe, me të cilën kanë 13 vite të martuar ka refuzuar të ndërpresë pushimet e saj me katër djemtë në Wales.

Sipas disa burimeve thuhet se ajo është plotësisht në krah të tij dhe se e di që ai ka rënë viktimë./tvklan.al

Coleen, fotografuar në pushime pas ngjarjes