Vijon aktiviteti sizmik në zonën e Elbasanit


Vijon aktiviteti sizmik në zonën e Elbasanit

09:04 25/09/2020

9 tërmete të lehta gjatë natës

Ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit aktiviteti sizmik në vendin tonë.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në rreth zonës Belsh-Cërrik në Qarkun e Elbasanit.

Pas tërmetit të regjistruar rreth orës 19:20 minuta të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.2 në zonën e Belshit, të tjera lëkundje janë regjistruar edhe gjatë natës.

Por fatmirësisht kanë qenë lëkundje të lehta nga 1.6 deri në 2 ballë.

Tv Klan





Të ngjashme