Rrumbullaku: Po punojmë me SPAK për këdo që shmang drejtësinë

Policia e Shtetit po bashkëpunon me autoritetet spanjolle në hetimin për mashtrimin me call centerat.

Kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ndër të tjera kreu i uniformave blu foli dhe për shtetasin Amant Josifi.

“Kemi patur korrespodencë, jemi në një grup hetimi të gjërave me Prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në një rrugë të mbarë për të gjithë personat të cilët i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, vjen momenti në kuadër të shkëmbimit të informacionit për vënien para drejtësisë së autorëve”.

Kreu i Policisë së Shtetit iu përgjigj dhe interesimit të gazetarëve për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. Për këtë rast, Rrumbullaku u shpreh se hetimet janë rrugë të mbarë.

Tv Klan