Partia e Borisov nuk arrin të krijojë qeverinë e re

Borisov refuzoi edhe zyrtarisht ashtu siç kishte paralajmëruar më parë ofertën e presidentit Radev për të formuar një qeveri të re pas dështimit të tentativës së partisë para asaj të prezantuesit televiziv Slavi Trifonov.

Ky akt e shtyn Bullgarinë edhe një hap më pranë zgjedhjeve të treta, në një periudhë të shkurtër brenda këtij viti.

Kryeministri i emëruar i partisë së ish-kryeministrit Borisov, ish-ministri i Jashtëm Daniel Mitov e ktheu mandatin për të formuar një kabinet të ri qeveritar pa zhvilluar bisedime me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 11 Korrikut, partia ITN e prezantuesit të njohur televiziv Slavi Trifonov, fitoi 65 vende, vetëm dy vota më shumë se partia e Borisov në parlamentin prej 240 vendesh ku përfaqësohen edhe katër parti të tjera të vogla, asnjëra me mundësinë që të bëjë e vetme qeverinë. Presidenti Radev tani pritet që brenda shtatë ditësh t’i japë mandatin një partie të zgjedhur prej tij para se vendi të hyjë në zgjedhjet e tij të treta parlamentare brenda një viti. Në pranverë, ai zgjodhi Partinë Socialiste Bullgare pro-Moskës e cila po mbështet gjithashtu fushatën e tij të ardhshme të rizgjedhjes presidenciale.

Pasiguria politike dhe konfliktet e brendshme në parlament kanë detyruar politikanët vendas që t’i shmangen çështjeve të tjera të ngutshme, të tilla si miratimi i një buxheti të rishikuar të shtetit, formimit të një strategjie për valën e pritshme të refugjatëve nga Afganistani, përshpejtimi i vaksinimit dhe parandalimi i një krizë e re shëndetësore mes një rritje të rasteve të Covid-19. Bullgaria po lufton gjithashtu për të kontrolluar zjarret në të gjithë vendin, ndërsa shtete si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin heqjen e vetos ndaj Shkupit për negociatat me BE.

Klan News