Haradinaj: Askush nuk do të mbetet pa strehë

Kosova vazhdon të pres cdo ditë qytetarë të Shqipërisë kryesisht nga zona e Durrësit, pas tërmetit që ka ndodhur atje rreth një javë më parë. Shumë organizata joqeveritare janë aktivizuar për të ndihmuar familjet të cilat po strehojnë të prekurit. Megjithatë thonë se po u vështirësohet puna për shkak se po mungon organizimi institucional.

Oltion Beshiri nga Forumi për Iniviativë Qytetare thotë se qeveria duhet të krijojë shtabin qendror për koordinimin e gjithë reagimit institucional ndaj të ardhurve nga Shqipëria.

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë nga dita e parë kanë kërkuar nga qeveria të hapet shtabi qendror i cili do të udhëhiqte të gjitha organizimet që bëhen nga vullnetarët kjo nuk ka ndodhur. Kjo e ka vështirësuar punën e organizatave meqë nuk ka organizim institucional.

Por kryeministri Haradinaj thotë se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e duhura, derisa kjo gjendje sipas tij po keqpërdoret nga indivdë të caktuar. Haradinaj ka siguruar se çdo i prekur nga tërmeti nuk do të mbetet pa strehë.

Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hyn në Kosovë nuk do ta lëmë pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere. Megjithatë sipas shoqërisë civile, i vetmi vend ku po sistemohen banorët e Shqipersë në menyrë të organizuar nga shteti është komuna e Prizrenit”.

Tv Klan