Vijon ngërçi politik në Kosovë. Ditën e sotme ka dështuar për herë të 19-të seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Forcat politike nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.
Vetëvendosja ka këmbëngulur në votimin e fshehtë, por përsëri forcat e tjera politike parlamentare nuk kanë caktuar anëtarë për komisionin që do të merrej me këtë procedurë, duke bërë që kjo të dështonte.
Kuvendi do të mblidhet serish të premten në orën 11:00.
Klan News