Kryeson kandidati i PS, Albert Halilaj

Lajm i përditësuar: Vijon numërimi i votave në bashkinë e Kukësit. Sipas informacioneve të publikuara nga KQZ, janë numëruar 69 kuti nga 74 në total. Kandidati socialist Albert Halilaj kryeson me 63.46 përqind të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata që ka deri më tani rreth 36.54 përqind të votave.


Në zgjedhjet e së Dielës në bashkinë Kukës votuan mbi 45 përqind e zgjedhësve, ndërsa nuk u shënuan incidente. Pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 14 Majit, ku morën pjesë 52.79 përqind e zgjedhësve.

Zgjedhjet në Kukës u zhvilluan pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me nje vajze në ambientet e zyrës së bashkisë. Pas publikimit të kësaj video, Gjici u shkarkua nga kryeministri Rama dhe ndodhet në burg.

Klan News