Përfundoi ende pa nisur takimi i Donald Trump me krerët demokratë të Kongresit. Refuzimit të Nensi Pelosit dhe Chuck Schume për financimin e murit në kufi me Meksikën, presidenti iu përgjigj prerë, me një “mirupafshim”, duke e quajtur takimin një humbje kohe.

Donal Trump – presidenti i SHBA-së: R

epublikanët janë të bashkuar, por nuk mund të them të njejtën gjë për demokratët. Ne kërkojmë siguri kufitare dhe duam që vendi ynë të jetë i sigurt.

Kryetarja Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi tha se presidenti se nuk po e kupton gjendjen e pasigurisë në të cilën po e fut vendin.

Nensi Pelosi – Kryetarja Dhomës së Përfaqësuesve: B

ën ftohtë këtu, por nuk ishte situatë më e ngrohtë në dhomën e dialogut. Presidenti duket se është i pandjeshëm për qindra mijëra punëtorë që nuk paguhen.

Qeveria amerikane ka hyrë në ditën e 20, si pasojë e ngërçit në Kongres për të votuar financimin e murit. Trump paralajmëroi se bllokimi mund të zgjasë për muaj të tërë, ndoshta edhe vite.

Tv Klan