Demokratët miratuan rezolutën për zbatimin e Amendamentit 25

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan do të bëjë këtë të Mërkurë, përpjekjen e dytë për shkarkimin e Donald Trump-it nga posti i presidentit për shkelje të Kushtetutës me nxitje të kryengritjes, pas sulmit të 6 Janarit të mbështetësve të tij ndaj Kongresit.

Demokratët kanë paraqitur kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të çojë në shkarkimin e Presidentit që e mbyll mandatin pas një jave. Për miratimin e komisionit nevojitet mbështeta e 2/3ave të anëtarëve të kongresit. Votat me demokratët pritet t’i bashkojnë edhe disa ligjvënës republikanë që janë kundër Trump-it.

Të Martën dhoma e ulët miratoi rezolutën jo-detyruese demokrate që i bën thirrje nënpresidentit Pence të zbatojë Amendamentin e 25-të për shkarkimin e Donald Trump-it që ia bën të pamundur atij rikandidimin. Pence ka 24-orë për ta zbatuar ose refuzuar, por ai është shprehur kundër shkarkimit të shefit të tij.

Gjatë një tubimi në Teksas, Trump tha se Amendamenti i 25-të nuk kishte aspak rrezik të zbatohej për të, ndërsa paralajmëroi Biden-in të bëjë kujdes sepse ky amendament do të zbatohej për të.  

Tv Klan