Programi i Rindërtimit nuk ka përfunduar ende në zonën e Laçit, një nga më të prekurat nga tërmeti i 2019. Aktualisht janë në proces ndërtimi 10 pallate, ku pritet të akomodohen 375 familje.

Kryeministri inspektoi punimet gjatë paradites së sotme. 60 apartamentet e para përfundojnë brenda këtij muaj dhe në fillim të korrikut do të hidhet shorti për shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë që afati për përfundimit e ndërtimit të gjithë pallateve, përfshirë dhe 9 që po ndërtohen në Mamurras, është fundit i këtij viti.

Tv Klan