Rama: Është simbol i bashkimit të shqiptarëve

Në Thumanë vijon puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit të shkuar. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, teksa inspektuan punimet, siguroi se krahas banesave dhe pallateve, do të ndërtohet edhe gjithë infrastruktura e nevojshme sociale.

Rama theksoi gjithashtu se Thumana është simbol edhe i bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Në zonën ku do të ndërtohen banesat për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, sipas Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, një kujdes të veçantë do të këtë edhe për infrastrukturën dhe hapësirën publike.

Tv Klan