Vijon procesi i rindërtimit nga tërmeti



Vijon procesi i rindërtimit nga tërmeti

16:15 16/12/2020

Rama u përgjigjet kritikave të opozitës

Akuzave të demokratëve por dhe konstatimeve të FMN-së se ritmet e rindërtimit janë të ngadalta, kryeministri zgjodh t’u përgjigjet duke u shfaqur në shtëpitë e përfunduara e duke ju dorëzuar personalisht çelësat pronarëve që humbën banesat një vit më parë nga tërmeti.

Mes të përzgjedhurve për t’u vizituar nga kryeministri dhe kryebashkiaku nuk mungojnë dhe përfaqësues të opozitës, siç ishte rasti i Indrit Plakut që është anëtar i strukturave të PD dhe familjar i ish-kreut të komunës së Farkës.

“S’na ke besuar eh? Dhe na ke sharë”

Kush të shan të do, po ti na paske sharë shumë që po ndjehesh në faj dhe po na falënderon shumë”.

Për ata që shtëpitë i kanë në zona të thella dhe nuk duan të lëvizin nga ajo zonë zgjidhja e qeverisë është që t’iu jepen para në dorë për të rindërtuar.

Vetëm këtë të mërkurë u dorëzuan 4 shtëpi të sapo përfunduara në Farkë dhe brenda këtij viti do të dorëzohen rreth 80 shtëpi të ndërtuara nga e para.

Tv Klan







Të ngjashme