Banorët e Unazës së Re në Tiranë ka kanë protestuar edhe sot kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën për automjetet, por kjo ka shënuar sot edhe një incident, pasi njëri prej drejtuesve të mjeteve që po konfliktohej me protestuesit ka goditur njërin nga kameramanët që po kryente punën e tij duke pasqyruar ngjarjen.

Protesta është mbështetur edhe sot nga deputetë të Partisë Demokratike.

Tv Klan