Puna për spitalin e Fierit vijon intensivisht. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali Memorial në ditën e 49 të punimeve.

Në spitalin e ri rajonal të Fierit që po ndërtohet nga Turqia do të punësohen 380 mjekë dhe infermierë. Më herët është bërë e ditur se 50 persona të stafit do të vijnë nga Turqia.

Kreu i qeverisë është shprehur më herët se këta persona do të transferojnë dijen e tyre për sistemin shëndetësor tek homologët shqiptarë. Po ashtu ky spital do të shërbejë si projekt pilot ku do të zbatohet autonomia spitalore./tvklan.al