Ekspertët: Ende herët për të folur për nisjen e përfundimit të valës

Vazhdon edhe këtë të hënë, tendenca rënëse e shifrave globale të koronavirusit pas rekordeve të javës së kaluar, por sipas ekspertëve është ende herët për të folur për fundin e kësaj vale të nisur që në Shtator.

Për të dytën ditë radhazi, në Britaninë e Madhe numri i infektimeve dhe vdekjeve ditore vazhdoi rënien me rreth 13 mijë infektime ditore më pak se rekordi i shifrave të publikuara më 8 Janar.

Edhe numri i ditor i viktimave është përgjysmuar. Megjithatë niveli i shifrave vijon të jetë i lartë krahasuar me ecurinë e gjithë pandemisë, teksa në këtë vend vijon të qarkullojë varianti më ngjitës i koronavirusit.

Gjermania shënoi shifra më të ulta infektimesh ditore këtë të hënë se ato të raportuara nga Italia dhe Franca. Gjatë pjesës më të madhe të kësaj vale Gjermania ka qenë ndër vendet më problematike në Europë përsa i përket shtimit të rasteve të infektimeve.

Tv Klan