Veliaj: Qeveria ka menaxhuar çdo vit fatkeqësi natyrore

Vijon rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të një viti më parë. Teksa u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja familjes së Hider Danit dhe Dan Danit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se edhe pse qeveria është përballur çdo vit me fatkeqësi natyrore, ia ka dalë ti menaxhojë ato.

“Sot solidarizohemi me miqtë tanë në Kroaci, të cilët po përjetojnë diçka që ne e kemi kaluar vetë. Tërmeti i prek të gjithë pa dallim. Kur erdhëm në qeveri patëm përmbytjet nga Vjosa në Novoselë, Fier dhe Darëzezë, pastaj tërmeti dhe tani pandemia. Jemi testuar çdo vit nga një fatkeqësi natyrore. Por pyetja është: “Do bëjmë fjalë si do i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, apo do bëjmë ndonjë punë që të mbetet?” Ne kemi vendosur të bëjmë punë”

Sipas kryebashkiakut veliaj, edhe pse fundvit, puna nuk të ndalet për rindërtimin e banesave të tjera të dëmtuara.

“Jam shumë krenar për skuadrën tonë, i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar! E di që një pjesë e madhe e stafit do vazhdojë të punojë deri në mesnatën e datës 31 Dhjetorit, për t’u gdhirë në mëngjes, dhe për të filluar punën aty ku e lamë një ditë më parë. Mund të jetë Viti i Ri, por as tërmeti dhe as pandemia nuk njohin festa. Motoja jonë është puna, puna, puna! Puna do flasë më mirë se çdo gjë tjetër, sa herë që popullit do t’i duhet të japë vendimin e tij për mënyrën si po ecin gjërat në vend”.

Në njësinë Zall Herr është parashikuar rindërtimi i 44 shtëpive.

Tv Klan