Disa familje ende të pastrehuara

Prishja e godinave në Universitetin Bujqësor te Tiranës ka vijuar edhe përgjatë së shtunës. Prej ndërtesave të shkatërruara ka nisur largimi i inerteve.

 “7 godina të tjera të amortizuara ndër vite dhe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të shemben në ditët në vijim.”

Pjesa më e madhe e familjeve janë zhvendosur në të tjera mjedise banimi pas marrjes së bonusit të qirasë. Po disa prej tyre, ende të pastrehuara, vijojnë të qëndrojnë jashtë godinave.

Pas prishjes së 10 godinave, në këtë zonë do të nisë puna për ndërtimin e Kampusit Universitar.

Tv Klan