Manastirliu: 12,766 foshnja të lindura në 4 muajit e parë të këtij viti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se vijon në çdo moment dhënia e bonusit të bebeve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë publike se gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë lindur 12,766 fëmijë të cilët kanë përfituar shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur.

“Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë  dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëri”, shkruan Manastriliu.

Bonusi financiar për të porsalindur u miratua nga qeveria në Dhjetor të 2018, si një shtysë për të rritur lindshmërinë. Por me sa duket nuk pati efekt pasi lindshmëria çdo vit po vjen në ulje. Dhe në 2020 lindën 1.7% më pak foshnja se në 2019.

Klan News