Një 45-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal është arrestuar këtë të martë nga Policia e Tiranës. Në një njoftim për mediat autoritetet njoftojnë se S.B. ka rënë në pranda pasi po ndihmonte disa shtetas të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. N., 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje””, njofton Policia.

Më tej bëhet me dije se S. N., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar (dyshohen shtetas të huaj), dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë në mjetin e tij privat, 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./tvklan.al