Mbi 85 mijë qytetarë të interesuar për të marrë dozat

Dje, me vaksinimin e 202 punonjësve shëndetësorë, filloi imunizimi në Maqedoninë e Veriut. Konform planit për vaksinimin e punonjësve shëndetësor, fillimisht injektohet personeli mjekësor që kanë punuar ose punojnë me Covid-pacientë.

Nga java e ardhshme do të vaksinohen punonjësit shëndetësor nëpër spitalet e vendit si dhe spitalet private.

MSH-ja ka njoftuar se deri më tani, përmes ueb-faqes vaksinimi.mk, mbi 85.000 persona kanë aplikuar për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Nga ky numër i përgjithshëm, 38.000 janë persona mbi 70 vjeç.

Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, thonë nga MSH-ja. Nga Serbia, të dielën arritën 4.680 doza nga gjithsej 8.000 të kompanisë Pfizer. Gjatë javës së ardhshme, pritet të arrijnë edhe sasitë tjera nga Serbia.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë një takimi në Beograd ka falenderuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për angazhimin e tij personal për vaksinat e dhuruara.

Deri në fund të Shkurtit, pritet ardhja e 200 mijë vaksinave nga Kina.

Tv Klan