Mbi 432 mijë qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid

Procesi i vaksinimit masiv tashmë prej fundjavës është zgjeruar edhe me injektimet në banesat e qytetarëve, kryesisht të atyre që e kanë të pamundur t’u drejtohen pikave të caktuara.

Skuadrat e lëvizshme pas grafikut të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë ofrojnë këtë shërbim brenda standardeve.

Numri i personave të imunizuar plotësisht me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid ka shkuar mbi 432 mijë, ndërsa numri i të vaksinuarve në të gjithë vendin ka shkuar mbi 1 milionë e 17 mijë injektime.

Teksa varianti indian “Delta” ka prekur dhe vende të rajonit, ISHP u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen që të mbrohen dhe nga mutacionet e rrezikshme të Covid-19. Po ashtu në total kanë mbërritur mbi 1 milion e 220 mijë vaksina që prej Janarit.

Klan News