Rama: Presim konfirmimin e 360 vaksinave të “AstraZeneca”

Pas procesit të vaksinimit ndaj personelit shëndetësor, fokusi i qeverisë janë dhe të moshuarit. Kryeministri Rama u shpreh se brenda kësaj jave do vaksinohen 1 mijë moshuar.

“Stafi është mbyllur bashkë me ta që ditën e parë, pra kanë jetuar brenda dhe duke bërë këtë sakrificë kanë shpëtuar jetët e këtyre të moshuarve, nuk kemi pasur asnjë humbje jete. Për rreth 1000 persona, vaksinimi përfundoi këtë javë. Do të vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, ti mbajmë me gjithçka mundemi sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi pastaj kur të ndahen nga jeta e të mbajmë fjalime.”

Rama dha lajmin e mirë se këto ditë pritet konfirmimi i marrëveshjes me AstraZenecën për 360 mijë vaksina.

“Presim nga dita në ditë të kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Mbetemi shumë të bindur që skenari A, ai i vaksinimit të të gjithë popullatës, natyrisht atyre që duan të vaksinohen sepse nuk është me detyrim, të realizohet brenda 14 muajsh.”

Ditët e fundit shtrimet në spitalet Covid janë shtuar ndjeshëm, por sipas ministres Manastirliu kapacitet nuk janë ezauruar ende

“Janë 550 shtretër në dispozicion, në 4 spitalet e kryeqytetit, kemi vendosur dhe shtretër ekstra në ato dhoma të cilat kanë patur dhe kanë, pra i kemi përgatitur me strukturat e linjave të gazrave mjeksore, dhe ato shkojnë në 600 shtretër sot. Ndërkohë, dy spitalet rajonale qe janë hapur aktualisht, spitali i Durrësit dhe i Shkodrës, janë 60 dhe 80 shtretër”, u shpreh Manastirliu.

Klan News