Ka vijuar dhe këtë paradite vatra e madhe zjarrit që ka përfshirë prej 3 ditësh Gadishullin e Karaburunit.

Hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme janë nën pushtetin e flakëve, ndërkohë që për fikjen e tyre është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë.

Flakët janë përhapur dhe në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum. 

Terreni i vështirë dhe era e kanë vështirësuar vënien nën kontroll të zjarrit.

Tv Klan