Drejtuesi teknik i sigurisë: Shkëndija e një baterie shkaktoi flakët

Vatra e zjarrit dhe retë e tymit brenda zonës së Metalurgjikut në Elbasan vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas drejtuesit teknik të sigurisë së Jashtme në kompaninë “Kurum”, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se zjarrfikësit janë angazhuar për të vënë në kontroll vatrën e zjarrit.

“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi në lartësinë e skrapit. Mendoj që kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për “Kurum-in”. Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. 95% e kemi vendosur atë, por nga një shpërthim i një bombole gazi ka dhënë shkëndi në një depozit tjetër skrapi.”

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në metalurgjikun e qytetit të Elbasanit, duke alarmuar jo pak banorët e zonës për shkak të rrezikut dhe ndotjes.

Klan News