Të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitjet e dherave nga moti i keq në Kenia. Ndërsa me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shkak për rrëshqitjet e dheut janë bërë reshjet e shumta të shiut, që kanë prekur zonat rurale të vendit. Rënia e pemëve ka bllokuar rrugët si dhe ka dëmtuar disa ura.

Autoritetet thanë se janë në kërkim për gjetjen e personave të tjerë të humbur, por po hasin vështirësi si pasojë e kushteve të këqija të motit.

Më shumë se një milion njerëz në Afrikën Lindore, janë prekur nga përmbytjet pas reshjeve shumë të shpeshta.

Tani shirat në disa pjesë të Somalisë, Sudanit të Jugut dhe në Kenia pritet të zgjasin prej katër deri në gjashtë javë të tjera.

Klan Plus