Eriona Heta, shkencëtare në Gjermani ka rrëfyer për emisionin “Opinion” se ka humbur një njeri të afërt për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Ajo u shpreh se halla e saj ka ndërruar jetë, ndërsa bëhet fjalë për viktimën e parë të regjistruar në Shkodër, një të moshuar 80-vjeçare.

Heta i shprehu ngushëllimet të gjithë të afërmve që kanë humbur jetë nga sëmundja vdekjeprurëse.

“Para disa ditësh mediat kanë shpërndarë një lajm rreth humbjes së pacientes së parë në Shkodër. Zonja 80-vjeçare dhe ajo është halla ime e nderuar, një nënë e madhe, prandaj dua të shpreh ngushëllimet për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19, gjithashtu edhe të afërmit e mi që për shkak të Covid-19 nuk arritëm t’i bënim një ceremoni, por që sapo të mbarojë do gjejmë mundësinë t’i bëjmë respektin që i takon”.

Shkencëtarja shqiptare pati një falenderim për të gjitha bluzat e bardha, ndërsa i uroi shërim hallës tjetër, e cila ndodhet në spitalin Infektiv në terapi intensive.

“Doja të falenderoja të gjithë infermierët dhe të gjithë doktorët që po kujdesen për hallën time që në këto momente ndodhen në terapi intensive në spitalin Infektiv. Uroj që si ajo dhe të infektuarit të kenë një shërim sa më të shpejtë”. /tvklan.al