4 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Hjuston të Teksasit, që orët e fundit u godit nga një stuhi e fuqishme. Erërat e fuqishme arritën shpejtësi marramendëse deri 160 kilometra në orë, duke marrë gati përmasat e një uragani.

Mbi 1 milionë ndërtesa në juglindje të Teksasit mbetën pa energji elektrike, për shkak të dëmtimit të linjave të transmetimit. Dëme pati edhe në ndërtesat e larta në zonat qendrore të Hjustonit, ku stuhia theu xhamat nëpër fasada.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin sa më shumë daljet nga shtëpitë derisa situata të qetësohet. Për shkak të çrregullimeve klimatike që ka shkaktuar ngrohja globale, pasojat e fenomeneve klimatike janë më të theksuara.

Tv Klan