Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi Haitin këtë të shtunë duke shkaktuar panik mes qytetarëve. Njerëzit dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre nga frika se mos shemben ndërtesat dhe krijimi i një cunami.

Dridhjet e tokës e kishin epiqendrën 8 kilometra nga qyteti Petit Trou de Nippes dhe rreth 150 kilometra nga kryeqyteti Port-au-Princ. Thellësia e dridhjeve të tokës ishte 10 kilometra.

Ky fakt e bën këtë tërmet më të madh edhe se ai i vitit 2010 që vrau me qindra mijëra persona në Haiti, shkatërroi shumë ndërtesa dhe la pa shtëpi me mijëra të tjerë.

BBC raporton se zyrtarë të autoriteteve kanë raportuar se ka pasur fatalitete. Deri më tani janë raportuar për 227 viktima, por numri mund të rritet.

Në mediat sociale janë publikuar pamje të ndërtesave të shembura.

“Të gjithë kanë frikë. Ka  vite që nuk ka pasur tërmete të tilla”, tha Daniel Ross, një banor në qytetin kubanez të Guantanamos, duke treguar që lëkundjet janë ndjerë edhe atje.

Autoritetet kubaneze nuk kanë raportuar për dëme apo të lënduar. Po ashtu edhe në Xhamajka e kanë ndjerë tërmeti, por edhe atje nuk raportohet për dëmtime.

Sistemi Paralajmërues për Cunami në Amerikë lëshoi menjëherë alarmin pas tërmetit./tvklan.al