Viktimat e trafikimit dhe integrimi tyre

Viktimat e trafikimit dhe integrimi tyre

15:54 30/10/2019

Në 3 qendra trajtohen 75 vajza

Viktimat e trafikimit dhe riintegrimi i tyre vijon të mbetet shqetësim për autoritetet shqiptare. Në Konferencën Rajonale “Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, u bë e ditur se janë aktualisht 75 gra dhe vajza të trafikuara që marrin trajtim të specializuar 3 qendra pritëse.

“Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit është e vetmja strehë publike kombëtare që siguron strehimin dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit vendas dhe të huaj. Por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale financon edhe 3 qendra jopublike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku ofrohet shërbim i specializuar për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Sipas të dhënave publike nga Policia e Shtetit, gjatë këtij viti është tentuar trafikimi i 6 vajzave shqiptare drejt vendeve të BE me qëllim prostitucionin. Italia, Franca dhe Gjemania kanë qenë destinacionet e tyre.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi